Raphinha ka zbuluar se ish-trajneri i tij Xavi ka luajtur një rol të madh në vendimin e tij për të qëndruar tek Barcelona, teksa nuk la pa përmendur besimin që ka në të Hansi Flick.
Braziliani po kalon në një formë fantastike këtë sezon, duke shënuar 23 gola në të gjitha garat ndërsa ka edhe 15 asistime.
Sezonin e kaluar, ai pati vështirësi për të gjetur minuta nën urdhrat e Xavit, duke luajtur si titullar në vetëm 17 ndeshje në La Liga dhe për këtë arsye ishte lidhur me një largim nga ‘Camp Nou’.
Tani, Raphinha ka shpjeguar se në fakt Xavi ishte personi kryesor që e bindi atë të vazhdojë të mbetet pjesë e blaugranasve.
“Ani pse pati shumë thashetheme për largimin tim sezonin e kaluar, ai (Xavi) vazhdonte të më thoshte se llogarit në mua”.
“Nëse ai nuk do të ishte trajner i Barcelonës, unë nuk do ta kisha veshur fanellën që ëndërroja. Xavi ishte i bindur se me punë të madhe unë do të bëhesha një lojtar i rëndësishëm”, ka thënë Raphinha fillimisht.
Tutje ai foli edhe për Hansi Flick ku tregoi për besimin që i kishte shprehur tekniku gjerman atij në momentin kur erdhi tek Barcelona.
“Kur ardhja e tij u bë zyrtare, ai më telefonoi dhe më tha se unë isha një prej lojtarëve që ai po llogaritë, pa më njohur mua ose parë duke stërvitur”.
“Kjo ishte po ashtu shumë e rëndësishme në vendimin tim për të qëndruar. E dija se do të ishte e rëndësishme për skuadrën”, përfundoi ai./Telegrafi/