Site icon Telegrafi

Raphinha tallet keq me gjyqtarët pas incidentit me Lewandowskin – reagimi i tij është bërë viral

Ylli i Barcelonës, Raphinha, ka bërë shaka me gjyqtarët pas vendimit të tyre të diskutueshëm për të anuluar për pozicion jashtë loje golin e Robert Lewandowskit ndaj Real Sociedadit.

Reprezentuesi brazilian postoi një fotografi me këpucë të kllounit e cila më pas u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale.

Sistemi gjysmë automatik i pozicionit jashtë loje (SAOT) i cili përdoret në La Liga, vendosi që sulmuesi polak ishte në pozicion jashtë loje.

Përkundër përsëritjeve të incidentit mes mbrojtësit Nayef Aguerd dhe Lewandowskit, goli i këtij të fundit u anulua përfundimisht.

Kapiteni i Barcelonës, Raphinha, tani ka bërë shaka me këtë vendim që la blaugranasit me shije të hidhur.

Përkundër polemikave që u shkaktuan, Komiteti i Gjyqtarëve tha se vendimi që mori gjyqtari ishte i saktë, pasi 10-12 kamera ishin përdorur për të ndjekur lëvizjen e topit.

Barcelona do të synojë ta lë pas krahëve këtë humbje pas përfundimit të pauzës së kombëtareve, ku do të luajnë në udhëtim ndaj Celta Vigos./Telegrafi/

Exit mobile version