Raphinha raportohet se është gjithnjë e më afër transferimit te Barcelona.
“SPORT” ka raportuar se këmbëngulja e lojtarit dhe agjentit të tij, Deco, është shpërblyer dhe në orët në vijim ai mund të jetë lojtar i katalunasve.
Strategjia e negociatave e hartuar dhe vënë në praktikë nga agjenti i tij, besohet se e kanë bërë të mundur transferimin e Raphinhas, duke pasur parasysh situatën ekonomike në të cilën po kalon Barcelona.
Tutje, sipas mediumit spanjoll, sulmuesi brazilian beson se në orët e ardhshme mund të zyrtarizohet marrëveshja e transferimit, e cila do të jetë për 55 milionë euro – plus bonuset që do të varen nga performanca e tij te Barça.
Siç ka bërë me dije “SPORT”, nuk përjashtohet kalimi i 25-vjeçarit në Barcelonë të hënën. Sulmuesi i krahut të djathtë është duke stërvitur i vetëm te Leeds United, pasi ai nuk ka udhëtuar me skuadrën në Australi për fazën para-sezonale.
Mospërfshirja e tij në turneun para-sezonal vlerësohet se është më se domethënëse. Në anën tjetër, klubi anglez së fundi transferoi zëvendësuesin e tij – anësorin kolumbian, Luis Sinisterra, nga Feyenoordi.
Barça tashmë duke se e ka fituar betejën ndaj të mëdhenjve të Ligës Premier. Futbollisti do të merret për një vlerë më të ulët se 70 milionë euro, çmim për të cilin Chelsea kishte arritur marrëveshje me Leedsin. Për të interesim kishte shprehur edhe Arsenali.
“Rapha” ka pranuar të transferohet te Barcelona, duke qenë në dijeni për humbjen e milionave euro në kontratën e tij për pesë sezone.
Megjithatë, kjo po vlerësohet lartë pasi reprezentuesi brazilian ka vënë përpara ëndrrën e tij të fëmijërisë për të qenë lojtar i Barcelonës dhe për të qenë në gjendje të ndjekë gjurmët e idhullit të tij, Ronaldinho, dhe natyrisht, përfaqësuesit të tij, Deco. /Telegrafi/