Futbollisti i Barcelonës, Raphinha, i cili mbërriti në klubi katalanas për 48 milionë euro, plus 12 milionë euro bonuse, ka folur për jetën e tij të vështirë kur ishte fëmijë.
Raphinha foli për rrugëtimin e tij të mprehtë që nga varfëria, deri te ëndrra për tu bërë një futbollist i mirë.
“Më duhet të them të vërtetën, e cila është e ndërlikuar. Për dikë që ka lindur në një lagje si unë, është e vështirë të qëndrojë e fokusuar. Unë vij nga Restinga, një lagje në Porto Alegre, ku është e vështirë të ndjekësh rrugën tënde dhe të mos devijosh. Ka shumë ‘mundësi’ të ndryshme që premtojnë një mënyrë të lehtë për të fituar para, por në këtë rrugë njerëzit humbasin”.
Raphinha opens up on his tough upbringing in Brazil and how he lost friends to drug trafficking https://t.co/lrfI4E7vNs
— Mail Sport (@MailSport) September 16, 2022
“Unë kurrë nuk kam humbur rrugën, por kam qenë dëshmitar, kam qenë me njerëz që kanë kam humbur shumë miq në botën e krimit, në tregtinë e drogës… Shokë që kanë luajtur futboll dhjetë herë më mirë se unë dhe që mund të ishin në klubet më të mirë në botë”.
“E dija se çfarë doja nga jeta që në fëmijëri, dhe kjo ishte të bëhesha futbollist. Të largohesha nga vendlindja është një sakrificë e madhe, por ambiciet e mia ishin edhe më të mëdha. Unë nuk u dorëzova. Sot flasin për ‘magjinë’ time në futboll, por rruga ime është në fakt magji e vërtetë”, ka thënë Raphinha.
Ai është mirënjohës ndaj familjes së tij që e mbështeti derisa ai ndiqte ëndrrat e tij në futboll.
“Unë ia dola për shkak të familjes, nuk hoqa dorë nga shkolla dhe i shpërfilla të gjitha mundësitë tjera. Nuk zgjodha rrugën e gabuar. Prandaj jam sot këtu”.
“Pas stërvitjes, qëndroja në rrugë dhe kërkoja nga njerëzit të më blinin diçka për të ngrënë. Disa më ndihmonin dhe disa më thoshin jo menjëherë. Nuk kisha çfarë të bëja veçse të prisja autobusin. Isha midis 12 dhe 14 vjeç”, ka treguar ai për vështirësitë kur ishte fëmijë.
Pas një aventure në Leeds United, Raphinha mbërriti në Barcelonë këtë verë dhe kështu realizoi ëndrrën e tij.
“Kam pasur shumë oferta gjatë kohës që luaja për Leeds, por e dija saktësisht se çfarë doja. Idhujt e mi kishin luajtur për Barcelonën, ëndërroja të vija këtu dhe dhashë gjithçka për ta bërë realitet atë ëndërr”.
“Ronaldinho është një nga idhujt e mi. Ai ka luajtur për Barcelonën. Nuk pata mundësinë të flisja me të para se të vija në Barcelonë, por jam i sigurt se ai do të më thoshte të ndiqja ëndrrën time”, përfundoi Raphinha.
Braziliani e ka nisur shumë mirë edicionin me Barcelonën, duke u kthyer në idhull për shumë tifozë të klubit. /Telegrafi/