Site icon Telegrafi

Raphinha eci në të gjithë fushën e Camp Nou në gjunjë pas shpalljes kampion në La Liga

Raphinha eci gjithë fushën e Camp Nou në gjunjë gjatë festimeve të Barcelonës pas ndeshjes të së shtunës mbrëma – dhe për këtë ka një arsye.

Gjigantët katalanas, të cilët kanë humbur vetëm katër ndeshje në La Liga gjatë sezonit 2022/23, siguruan titullin e tyre të parë në katër vjet javën e kaluar pas një fitoreje me rezultat 4-2 ndaj rivalëve të Espanyolit.

Disa ditë më vonë, të besuarit e Xavit festuan suksesin e tyre përpara tifozëve besnikë në Camp Nou.

Megjithatë, mesfushori veteran Sergio Busquets ngriti trofeun para mbi 89,000 tifozëve – një moment jashtëzakonisht prekës duke marrë parasysh që kapiteni do të largohet në fund të sezonit.

Disa orë më vonë, kur tribunat e Camp Nou ishin pothuajse bosh, anësori brazilian Raphinha vendosi të ecte në gjunjë nëpër terrenin e famshëm – një skenë që shpejt u bë virale në internet.

Pra, pse e bën atë? Raphinha nuk e ka bërë publike arsyen – edhe pasi e bëri këtë kur ishte te Leeds dhe siguruan mbijetesën në Ligën Premier në ditën e fundit të sezonit të kaluar.

Në Amerikën e Jugut, një person zotohet të ecë në gjunjë për t’i shpaguar Perëndisë për përmbushjen e një dëshire.

https://twitter.com/BarcaUniversal/status/1660054349035257861

Gazetari Nacho Jimenez postoi skenat në llogarinë e tij në rrjetet sociale të shtunën mbrëma dhe mblodhi qindra mijëra shikime dhe shumë komente për ritualin.

Raphinha në intervistën e tij pas ndeshjes ka thënë se dëshiron të qëndrojë te Barcelona edhe për “shumë vite të tjera”. /Telegrafi/

Exit mobile version