Legjenda braziliane dhe fituesi i Topit të Artë, Rivaldo, ka ndarë mendimet e tij për Raphinhan dhe të ardhmen e tij te Kombëtarja e Brazilit.
Sulmuesi anësor ka qenë pika më e fortë e Barcelonës këtë vit, ku me golat dhe asistimet e tij është kthyer në lider.
Rivaldo që dikur ka qenë yll te Barcelona, ka folur për ndikimin Raphinhas edhe te Brazili në të ardhmen.
“Raphinha duket si një lider potencial i skuadrës braziliane. Ai tashmë është kapiten në Barcelonë, ai është një lojtar i rëndësishëm atje dhe luan shumë mirë. Natyra e tij do ta ndihmojë atë të lulëzojë në ekip”, deklaroi Rivaldo.
Ish-ylli i futbollit theksoi rëndësinë e të pasurit një lojtar të sigurt si Raphinha, veçanërisht në turne kritike si Kupa e Botës.
“Është mirë për Brazilin që të ketë një lojtar kaq të sigurt, veçanërisht gjatë Kupës së Botës. Nëse Brazili vë baste për të, për Vinicius Junior , i cili gjithmonë luan mirë, për Neymar , i cili mund të paraqitet pas kthimit nga lëndimi dhe te Rodrygo, Brazili do të ketë një sulm të fortë”, deklaroi Rivaldo. /Telegrafi/