Tregut muzikor gjithmonë e më shumë po i shtohen artistë të rinj, të cilët vazhdimisht po sjellin projekte.
Së fundmi, skenës i është shtuar edhe një tjetër artist, i quajtur Riton Krasniqi, që në skenë përdor nofkën “RK”.
Ai është pjesë e grupit “Blackboys Money Team”, teksa së fundmi ka publikuar projektin e tij të ri muzikor “Trap Lord”.
Kënga është punuar nga producenti gjerman Roman RKS Beats, teksa klipi është realizuar në Kosovë nga “VNP Entertainment”. /Telegrafi/