Telegrafi

Ranillug, vetura përfshihet nga zjarri

Policia e Kosovës ka njoftuar se për shkaqe të panjohura është përfshirë nga zjarri vetura Audi me targa lokale, pronë e viktimës mashkull serb.

Në njoftim për media, bëhet e ditur se njësitë policore si dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin.

“Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftim.

Foto: Ilustrim