Claudio Ranieri ka deklaruar se klubi i preferuar për të fituar titullin e Ligës Premier është Liverpooli.
Trajneri italian ka një simpati të veçantë për rivalët e tij në Ligën Premier, Liverpoolin.
Këtë më së miri e tregojnë deklaratat e tij para ndeshjes në mes tyre që do të luhet këtë vikend.
“Liverpooli është një nga të preferuarat e mia për të fituar kampionatin”, ka deklaruar fillimisht Ranieri.
“Ata janë të gatshëm për të luftuar për titull këtë sezon” , përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/