Site icon Telegrafi

Ranieri: Ronaldo dukej si lojtar i NBA

Claudio Ranieri e pranon se Sampdoria u mund nga “dy gola kryevepër” që i shënoi Juventusi, ndërsa shtoi se Cristiano Ronaldo dukej si një lojtar i NBA.

Bianconerët shënuan me Paulo Dybalan dhe me Ronaldon, ku të dy harkimet erdhën nga Alex Sandro.

“Unë jam shumë i kënaqur me mënyrën se si luajtëm”.

Claudio Ranieri (Foto: Paolo Rattini/Getty Images)

“Kur kundërshtarët tuaj shënojnë dy gola kryevepra si këto, ju vetëm mund të shtrëngoni dorën e tyre dhe tu thoni urime. gola si ato ja vlejnë ta paguani çmimin e biletës”.

“Megjithatë, kjo shfaqje na jep më shumë besim, sepse ne reaguam mirë dhe krijuam disa shanse të mira”.

Lexo po ashtu Të gjithë po flasin për kërcimin e Ronaldos nga ku erdhi goli – 2.56 metra është arritur gjatësia në kërcim

Ronaldo u hodh 71 cm nga toka dhe ishte lartësi në 2.56 metra kur goditi topin.

https://twitter.com/OBIORAOFFICIAL/status/1207375419558768645

“Ai dukej si një lojtar i NBA! Ai ishte në ajër për një orë e gjysmë!”, thotë Ranieri duke qeshur.

“Ju nuk mund të thoni asgjë në lidhje me këtë, thjesht duhet ta hiqni kapelën dhe kjo është e gjitha”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Exit mobile version