Telegrafi

Ranieri: Roma nuk mund ta arrijë Interin

Një gol i vonshëm i shënuar Mirko Vucinic iu dha mysafirëve fitoren e radhës si dhe e ngriti Romën në pozitën e dytë të tabelës së Serie A.

“Nuk ka asnjë ekip anti-Inter këtë sezon. Aty është Interi dhe kaq. Ata janë shumë të fuqishëm dhe nuk mund të arrihen. Ne treguam se dimë si t’i mbijetojmë presionit dhe të dalim të padëmtuar”.

“Julio Sergio ishte i jashtëzakonshëm. Po ashtu të përmend paraqitjet e Daniele De Rossi, Mirko Vucinic dhe secilit. Të gjithë treguan uri për fitore. Fiorentina luajti mirë dhe ishin ca të pafat, andaj kjo gjithmonë ndihmon”, ka thënë Ranieri./Telegrafi/