Telegrafi

Ranieri: Radha e Romës ta fitojë tripletën

“Ne do të duhet të luajmë në tri gara dhe po ashtu edhe në Superkupën e Italisë, kështu që tani duhet të japim maksimumin. Unë nuk jam mësuar t’i vë vetes kufij, por unë nuk dua të jap iluzione, përveçse të them se synojmë maksimumin. Ne duam t’u japim tifozëve emocione të mëdha dhe do të luftojmë, në mënyrë që ta konfirmojmë atë që bëmë sezonin e kaluar dhe ndoshta edhe ta fitojmë tripletën”.

“Burdisso? Interi po kërkon shumë. Burdisso është një lojtar i rëndësishëm, por unë nuk do të kërkoj nga Roma që të bëjë sakrifica, derisa ata ta ulin çmimin”, ka thënë Ranieri për La Repubblica. /Telegrafi/