Telegrafi

Ranieri: Presim deri në fund

“Ne duhet të vazhdojmë kështu deri në fund. Interi është rival stratosferik, por ne bëmë mirë që i kemi detyruar të luftojnë deri në javën e fundit”.

“Unë jam shumë i kënaqur me mënyrën se si është përgjigjur sot në fushë Francesco Totti, pas reagimeve dhe gabimeve gjatë finales në Coppa Italia”, u shpreh Ranieri.

I pyetur nga gazetarët se çfarë mendon për kritikat e Mourinhos që tha se Ranieri u dha lojtarëve të shikojnë filmin “Gladiatori”, për shkak të agresivitetit të tyre, Ranieri në mënyrë ironike u përgjigj: “Ua kam dhënë filmin ‘Donald Duck’”. /Telegrafi/