Claudio Ranieri ka thënë se Roma po bën gjithçka që mundet për ta ndryshuar rrjedhën e këtij sezoni aspak të mirë për Giallorossët.
Skuadra kryeqytetase humbi me rezultat 4-1 në Stadio Olimpico nga Napoli duke e humbur rastin që t’i afrohet vendit të katërt në tabelë.
“Po përpiqemi të bëjmë gjithçka, të jem i sinqertë. Është një periudhë e çuditshme, e pranuam golin e parë në rastin e parë. Arritëm të barazonim dhe nuk jam i sigurt si”.
“Pas rifillimit të lojës, sërish pranuam gol. Është vështirë t’i ndihmosh ekipit, të tjerët vrapojnë më shpejt, më fort dhe ne po bëjmë gjithçka që mundemi”.
“Lojtarët më kanë thënë se nuk kanë bërë shumë stërvitje fitnesi këtë sezon, sepse kanë pasur shumë lëndime dhe nuk ka qëndrueshmëri… Po përpiqem t’i përgatis, por nuk është lehtë”, ka deklaruar Ranieri për Sky Sport Italia. /Telegrafi/