Telegrafi

Ranieri pasues i Lippit?

Sipas Il Giornale, Lippi pritet që të heqë dorë nga detyra aktuale pas Kampionatit Botëror, ndërsa sipas spekulimeve të para se kush do të jetë zëvendësuesi i tij, duket se favoriti kryesor është Claudio Ranieri.

Suksesi i trajnerit, sidomos me Romën, ka bindur hierarkinë e futbollit italian që t’ia ofrojë Ranierit postin e trajnerit të kombëtares Azzure.

Janë menduar edhe opsione tjera, si Roberto Mancini, Carlo Ancelotti dhe Cesare Prandelli, por që të tretë janë të angazhuar në ekipet e tyre. Trajneri i Cagliarit, Massimiliano Allegri, është emër që gjithashtu është lakuar, por mungesa e përvojës në arenën ndërkombëtare është brengë për bosët e federatës italiane. /Telegrafi/