Telegrafi

Ranieri: Nuk do ta kisha shitur De Rossin për €80m

Spekulohet se Real Madridi është duke përgatitur një ofertë prej 40 milionë eurosh për ta transferuar mesfushorin italian, mirëpo Ranieri thotë se po të ishte në fuqinë e tij nuk do ta lejonte largimin e De Rossit as për dyfishin e kësaj shume.

“Unë nuk jam njeriu që duhet t’i përgjigjet Real Madridit, por unë nuk do ta kisha shitur Daniele De Rossin as për 80 milionë euro”, tha Ranieri gjatë një konference për shtyp.

Të shtunën mbrëma Giallorossët do të përballen me ish-skuadrën e Ranierit, Juventus, por strategu italian thotë se nuk dëshiron hakmarrje kundër bardhezinjve, porse do të zhvillojë një ndeshje të zakonshme. /Telegrafi/