Site icon Telegrafi

Ranieri ‘ngrit’ në qiell Wengerin

Claudio Ranieri ka folur fjalët më të mira për trajnerin e Arsenalit, Arsene Wenger.

Sipas trajnerit italian të Leicester Cityt, Wenger është njëri nga menaxherët më të mirë në botën e futbollit.

“Për mua, Arsene Wenger është një nga menaxherët më të mirë në botë”, ka deklaruar Ranieri, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu ‘Nuk është Kante, s’ka titull për Leicesterin’

Tutje, trajneri i skuadrës së vogël, por që u bë kampion i Anglisë sezonin e kaluar ka deklaruar se ka shumë respekt për punën e francezit.

“Unë kam shumë respekt për të. Ai është një trajner i mirë dhe luan futboll të mirë”, ka përfunduar italiani. /Telegrafi/

Exit mobile version