Telegrafi

Ranieri në Romë për ta zëvendësuar Spallettin

Sky Sport Italia” njofton se Ranieri ka udhëtuar në kryeqytetin italian këtë mëngjes dhe është takuar me presidenten e Romës, Rosella Sensi dhe drejtorin Daniele Prade

Takimi ka zgjatur një orë e gjysmë, ndërsa drejtuesit romakë ia kanë ofruar Ranierit punën e Spallettit.

Sot pritet që drejtuesit e Romës të takohen edhe me trajnerin Spalletti për të arritur një marrëveshje për shfuqizimin e kontratës.

Sipas “Sky Sport”, gjithçka është pranë finalizimit dhe pasditen e sotme pritet të bëhet edhe konfirmimi zyrtar i zëvendësimit të Spallettit me Ranierin.