Site icon Telegrafi

Ranieri në bisedime me klubin francez

Claudio Ranieri njoftohet se është në Francë për negociata me klubin nga Ligue 1, FC Nantes, këtë pasdite.

Sipas Canal Plus, ish-trajneri i Leicester Cityt fluturoi sot për bisedime me presidentin e klubit francez, Waldemar Kita.

Lexo po ashtu Allegri fitoi trofeun e tetë në karrierë, por kush janë 10 trajnerët italianë me më shumë trofe në histori (Foto)

Ranieri ka qenë gjithashtu i lidhur me punë të tjera në mbarë botën, përfshirë Crystal Palacen dhe Jiangsu Suning, të cilët sot zyrtarisht punësuan Fabio Capello.

Nantes ka nevojë për një trajner të ri pasi Sergio Conceicao u largua për të marrë përsipër në Porton, dhe klubi u zemërua me të pasi ai sapo kishte nënshkruar një kontratë të re.

Nëse italian shkon në Ligue 1, kjo do të ishte radhitja e dytë e Ranierit pasi ai ishte në Monaco nga 2012 në 2014. /Telegrafi/

Exit mobile version