Telegrafi

Ranieri: Mourinho më bezdis

“Jam i lumtur, u premtuam tifozëve tanë se do të luftojmë deri në fund dhe këtë e bëmë. Kuptohet, jemi të lodhur- kjo skuadër filloi të luante shumë kohë më parë, teksa të tjerët ishin ende në pushim, por ne ende kemi energji, motivim dhe dëshirë për të kënaqur tifozët tanë. Pastaj çka të ndodhë le të ndodhë”.

“Nuk mendoj për Interin, unë mendoj vetëm për Romën. Të arrijmë 80 pikë do të jetë fantastike, jemi munduar ta fitojmë kampionatin deri në fund, gjë që s’ka ndodhur me vite”.

“Ndjehem me fat që jam trajner futbolli, sepse jam një njeri që bën atë që dëshiron. Mourinho ka shumë për të thënë për futbollin, por mua duhet të më ketë për zemër, sepse shpesh flet për mua. Nuk më pëlqen ajo çfarë thotë ai apo çfarë mendon, por ai është shumë bezdisës”, ka thënë Ranieri për Il Corriere dello Sport. /Telegrafi/