Site icon Telegrafi

Ranieri ka diçka për të thënë pas barazimit me Arsenalin

Claudio Ranieri është i kënaqur me barazimin ndaj Arsenalit.

Ndeshja e javës së dytë në mes të Leicester Cityt dhe Arsenalit përfundoi me barazim pa gola, duke dëshpruar shikuesit, por dikush u nda i kënaqur nga ky barazim.

Është trajneri i kampionit në fuqi të Anglisë, Claudio Ranieri, i cili e vlerëson pozitiv barazimin ndaj skuadrës së Arsene Wenger.

Lexo po ashtu Ranieri ‘ngrit’ në qiell Wengerin

“Ne luajtëm mirë ndaj një ekipi të madh”, deklaroi fillimisht Ranieri, transmeton Telegrafi.

“Ne kishim disa shanse, por një barazim është në rregull për ndeshjen tonë të parë në shtëpi”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/

Exit mobile version