Telegrafi

Ranieri: Interi në presion, jo Roma

“Interi rrezikon më shumë pasi që janë ata që dëshirojnë të fitojnë Scudetton. Ne do të tentojmë ta bëjmë atë nëse ata humbasin. Ne nuk kemi asgjë për të humbur, Interi është kampion dhe është skuadra më e fortë”.

“Fitorja do të ishte e mirë dhe nëse nuk pësojmë kjo do të thoshte se ne jemi në garë për titull. Ne presim një Inter të cilin e njohim. Një ekip i madh, kompakt dhe gjithnjë i gatshëm për të ndëshkuar. Të fortë në ndërprerje dhe kundërsulme. Ata do të jenë agresivë”, përfundoi Ranieri. /Telegrafi/