Telegrafi

Ranieri: Humbja një goditje e madhe për titull

Romakën kaluan të parët në epërsi me anë të Franesco Tottit në pjesë të parë, por dy gola të shënuar në pjesë të dytë nga Giampaolo Pazzini vulosën disfatën e Romës dhe zmbrapsjen në pozitën e dytë.

“Nëse do të kishim barazuar në këtë ndeshje, do të kishte qenë e njëjta gjë. Ne e kishim në duar fatin tonë dhe tash nuk e kemi. Duhet të vazhdojmë sikur asgjë nuk ka ndodhur. Skudetoja do të vendoset në javën e fundit. Fati ishte në anën tonë në derbi, por jo edhe sonte”, ka thënë Ranieri./Telegrafi/