Telegrafi

Ranieri: Fitoren ua dedikoj tifozëve

“Është fitore e rëndësishme, por jo për mua, për tifozët dhe për qytetin e Romës. Kemi bërë pesë muaj të sakrificës dhe punës së rëndë. Nëse vazhdojmë kështu do bëhemi më të mirë”.

“Më duhet të komplimentoj një ekip të mrekullueshëm të Interit, por gjithashtu për lëvdata janë dhe lojtarët e mi të cilët nuk u ndalën sot. Tifozët tanë sot ishin fantastik”, deklaroi pas ndeshjes Ranieri. /Telegrafi/