Telegrafi

Ranieri fajëson Vieiran për lëndimin e De Rossit

Mesfushori italian De Rossi pati çarje të mollëzës në barazimin e mbrëmshëm 1-1 në Giuseppe Meaza.

“Falë Patrick Vieira, De Rossi ka nevojë për operacion. Ai shpesh kërcen me bërryl të ngritur, por në Angli ai do të dërgohej jashtë loje për këtë”, ka thënë Ranieri./Telegrafi/