Site icon Telegrafi

Ranieri: Është koha ta ‘hamë’ Interin

Interi sonte do të ketë një udhëtim të vështirë te Fiorentina ndërsa Roma nesër do të ketë një ndeshje relativisht të lehtë në fushë vendore kundër Atalantas. Nëse nerazurët rrëshqasin sonte, Roma mund ta marrë kreun e Serie A pas një kohe të gjatë.

“E dimë se deri në fund të luftës për skudeton do të jenë Interi, Roma dhe Milani. Suksesi jonë përveç prej nesh, varet edhe nga rezultatet e të tjerëve. Qyteti ka të drejtë të ëndërrojë për sukses dhe është e nevojshme të vazhdojmë të bëjmë presion, pasi ende asgjë nuk kemi arritur”.

“Roma edhe para dy viteve ishte afër titullit, por atëherë ata e arritën Interin në dy-tre javët e fundit. Ne një kohë të gjatë bëjmë presion. Ata mund ta ndjejnë erën tonë dhe ne duhet t’i përpijmë”, ka thënë Ranieri. /Telegrafi/

Exit mobile version