Telegrafi

Ranieri e dëshiron Kupën e Italisë

Në vitin 1996, Ranieri e fitoi këtë trofe me Fiorentinan, ndërsa tani dëshiron që ta fitojë sërish, por për ta bërë këtë, njëherë duhet ta eliminojë Udinesen pas dy ndeshjeve gjysmëfinale.

“Në Itali më i rëndësishëm është Kampionati. Në Angli, prioritet për shumë skuadra është kupa”.

“Kjo është çështje kulture. Mirëpo, unë do të kisha dashur ta fitoja Kupën e Italisë. Më pëlqeu ndjenja kur e fitova”.

“Por fillimisht duhet të përqendrohemi te ndeshja e nesërme (e enjte) kundër Udineses”, është shprehur trajneri italian. /Telegrafi/