Telegrafi

Ranieri: Duhet të jemi të kujdesshëm

“Kanë mbetur edhe pesë ndeshje për t’u luajtur dhe ne duhet t’i marrim një nga një me kujdes të plotë. Tani gara për Scudetto është në duart tona dhe ne duhet të mbesim të fokusuar për secilën ndeshje”.

“Ne ia vështirësuam vetes punët në pjesën e dytë kur kemi mundur ta përfundojmë takimin. Tani duhet të përgatitemi për derbin e javës së ardhshme. Lazio është në formë të mirë dhe duket se do të jetë ndeshje e madhe”, deklaroi Ranieri. /Telegrafi/