Site icon Telegrafi

Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Roma humbi 3-1 nga Athletic Bilbao në Ligën e Evropës dhe u eliminua në fazën e 16-të.

Pas ndeshjes, Claudio Ranieri dhe Ernesto Valverde u panë duke folur në vijën e fushës për disa minuta.

Kamerat më pas treguan se Ranieri i dha Valverdes një letër të vogël.

Momenti u shfaq drejtpërdrejt dhe tërhoqi shpejt vëmendjen në internet.

Ranieri më vonë shpjegoi situatën: “I dhashë Valverdes kartën time të biznesit sepse jemi miq shumë të mirë”.

Lexo po ashtu Bilbao me paraqitje spektakolare eliminon Romën nga Liga e Evropës

“I dhashë numrin tim sepse e humba dhe doja të flisja me të”.

Ai shtoi: “Ai njeh shumë lojtarë, kështu që doja ta pyesja për këshilla për futbollistët spanjollë”.

Dy trajnerët ndanë një bisedë miqësore përpara se të niseshin për në zhevshtore. Dukej si një takim i thjeshtë mes dy trajnerëve që njihen prej vitesh. /Telegrafi/

Exit mobile version