Telegrafi

Ranieri: Do ta kthej Romën në majat e futbollit

“Në katër vitet e fundit Luciano Spalletti ka treguar futboll të shkëlqyer këtu. Roma, Barcelona dhe Arsenali janë skuadrat të cilët e luajnë futbollin më të bukur në Evropë… Kjo skuadër ka bërë shumë dhe ka arritur gjëra të mira me Spallettin”.

“Çfarë mund të premtoj unë? Do ta sjell pragmatizmin tim. Nuk do të them se do të jetë Roma e njëjtë e Spallettit.

“Do të jetë ndryshe, por do të jap gjithçka, sepse kam vullnet të madh që të punoj këtu… Do të jap më të mirën nga vetja që ta kthej këtë skuadër në nivelet e mëparshme”, u ka thënë Ranieri gazetarëve.