Telegrafi

Ranieri: Barazimi ishte i merituar

“Ky është një ekip që kurrë nuk dorëzohet dhe kjo më jep shpresa. Sigurisht se e merituam këtë barazim, nëse jo më shumë”, ka thënë italiani rreth takimit të mbrëmshëm.

Ranieri po ashtu ka lavdëruar paraqitjen e Jeremy Menez edhe pse francezi huqi një penalti, që do të mund t’i kishte sjellë tri pikë Romës.

“Ai ishte pozitiv, bëri disa gjëra të shkëlqyeshme dhe pasoi topa të mirë. Është keq për penaltinë, ai doli të ishte gabim, por kjo është OK”, ka shtuar më tej ish-trajneri i Juventusit./Telegrafi/