Menaxheri Ralf Rangnick ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo aktualisht është jashtë fushës për shkak të një dëmtimi të kofshës së epërme.
Ronaldo humbi fitoren kundër Aston Villa në Kupën FA të hënën mbrëma, por ishte stërvitur këtë javë përpara udhëtimit në Villa Park.
Megjithatë, portugezi nuk ishte pjesë e formacionit dhe as në bankën rezervë për ndeshjen e sotme.
Rangnick, duke folur përpara ndeshjes, zbuloi se Ronaldo nuk mund të stërvitej të premten përpara ndeshjes dhe mungon shkaku i dëmtimit.
“Me Cristianon, është për të ardhur keq, është ende i njëjti problem me përkuljen e ijëve të tij”, ka thënë fillimisht Rangnick për MUTV.
“Ai nuk mundi të stërvitej dje (e premte) dhe unë pata një bisedë me të para dhe pas stërvitjes”.
https://twitter.com/ManUtd/status/1482395593188286470
“Pas stërvitjes, ne vendosëm që nuk ka kuptim nëse ai nuk ndihet plotësisht i aftë për të udhëtuar këtu”.
“Ka kuptim të kemi trajtim në shtëpi dhe shpresojmë se ai mund të jetë i disponueshëm për ndeshjen e së mërkurës kundër Brentford”, përfundoi menaxheri i Unitedit. /Telegraf/