Ralf Rangnick pranoi se ka një hendek midis skuadrës së tij dhe asaj të Pepe Guardiolas pas humbjes së Manchester United nga City me rezultat 4-1 në Ligën Premier.
Djajtë e Kuq udhëtuan në “Etihad Stadium” të dielën si të pamposhtur në 11 ndeshje në të gjitha garat, por nuk u mbajt kundër liderëve të ligës.
Kevin De Bruynes iu deshën vetëm pesë minuta për të ndryshuar rezultatin dhe u bë lojtari i parë që shënoi dy gola në edicion në derbin e Mançesterit që nga Sergio Aguero në prillin e vitit 2015.
Rangnick vuri në dukje ndryshimin në cilësi midis skuadrës së tij dhe Cityt teksa shikon përpara në një periudhë të rëndësishme, me United që konkurron për top katërshen e tabelës.
“Unë mendoj se ne luajtëm një pjesë të parë të mirë, nëse jo shumë të mirë. Ne ishim konkurrues. Është e vështirë të pranosh një gol të hershëm”, deklaroi ai për “Sky Sports” pas ndeshjes.
“Ne u kthyem, shënuam një gol të shkëlqyer, pastaj pësuam një tjetër në kundërsulm. Ishte një lojë shumë e vështirë kundër një prej skuadrave më të mira në botë. Pësuam një golin katërt në minutën e fundit të lojës. Është një lojë e vështirë. kjo tregon se ne kemi një rrugë të gjatë për të bërë për të mbyllur këtë hendek”.
“Të gjithë e dinë se sa të mirë janë City. Ata janë një nga ekipet më të mira në botë dhe ka një hendek mes dy skuadrave. Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm se duhet të fitojmë ndeshje. Kjo është një nga më të vështirat. Duhet të pranojmë se ata ishin ekipi më i mirë sot”, ka shtuar Ragnick.
Pas javës së 28-të, Manchester City vazhdon të jetë lider me 69 pikë, ndërsa United ka dalë jashtë top katërshes me këtë humbje, që ka 47 sosh, një më pak se Arsenali që pozicionohet në të katërtin. /Telegrafi/