Telegrafi

Rangnick i përgjigjet thashethemeve për punën e trajnerit te Austria

Trajneri i Manchester Unitedit, Ralf Rangnick ka thënë se ai do të marrë një rol konsulenti në klub sezonin e ardhshëm, por nuk mohoi pretendimet se ai mund të merrte gjithashtu drejtimin e ekipit kombëtar të Austrisë.

Raportet të enjten sugjeruan se trajneri gjerman po shqyrton një ofertë për të marrë postin e trajnerit të Austrisë.

I pyetur për thashethemet pasi Unitedi barazoi 1-1 me Chelsean në Ligën Premier, Rangnick tha se do të qëndrojë në Old Trafford pasi të largohet nga roli i tij si menaxher i përkohshëm.

“Le të flasim sonte për Manchester United, kjo është çështja”, ka thënë fillimisht Rangnick për Sky Sports pas përplasjes kundër Chelseat.

 

“Jam më se i lumtur të ndihmoj Manchester Unitedin. Mund të konfirmoj se do të vazhdoj patjetër në rolin e konsulentit”.

“Deri më tani unë dhe Erik ten Hag nuk kemi folur. Por jam më se i lumtur dhe i gatshëm të ndihmoj dhe t’i ndryshoj gjërat për mirë”.

“Do të linte hapësirë ​​për një punë tjetër, por kjo është ajo që ne ramë dakord në nëntor të vitit të kaluar”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/