Bisedimet mes Milanit dhe ish-trajnerit të RB Leipzig, Ralf Rangnick, thuhet se janë ngadalësuar së fundmi.
Rangnick ishte afër të përmbyllte marrëveshjen për t’u bërë trajneri i Milanit, pasi edhe disa çështje që ai kishte kërkuar të ishte pjesëmarrës, ishin adresuar në klub.
Sidoqoftë, sipas Sky Sport Italia ka pasur pak përparim që nga atëherë dhe drejtuesit tani duket se janë në favor të qëndrimit të Stefano Piolit.
Bisedimet kanë qenë të pakta prej shpalljes së coronavirut si pandemi, që qoi edhe në ndërprerjen e kampionatit.
Ky i fundit nënshkroi një kontratë për dy vjet me Milanin, por ka një klauzolë largimi, duke i lejuar klubit ta shkarkojë atë pa kompensim në fund të këtij sezoni.
Kur kampionati është pezulluar Milani mban vendin e shtatë në renditje në Serie A.
/Telegrafi/