Site icon Telegrafi

Rangnick konfirmon humbjen e sezonit nga Pogba, francezi thuhet se ka luajtur lojën e tij të fundit me Man Utd

Paul Pogba duket se ka luajtur ndeshjen e tij të fundit për Manchester Unitedin, pasi Ralf Rangnick ka zbuluar se mesfushori nuk do të luajë më këtë sezon.

Pogba u detyrua të largohej vetëm dhjetë minuta pas ndeshjes së humbur 4-0 të Unitedit nga Liverpooli, pasi mori një dëmtim në kyçin e këmbës.

Mesfushor francez u bë menjëherë një dyshim i madh për ndeshjet e ardhshme kundër Arsenalit dhe Chelseat.

Por tani, në konferencën për shtyp, Rangnick e ka përjashtuar Pogban nga ndeshjet e mbetura të Unitedit, pasi mjekët besojnë se ai do të mungojë për katër javë.

Lexo po ashtu Man Utd do të ndahet përfundimisht me gjashtë lojtarë këtë verë

“Doktori më tha se do të duhen minimalisht katër javë që ai të shërohet dhe ndeshja e fundit është në fund të majit. Unë nuk mendoj se ka shumë të ngjarë që ai të luajë përsëri”, ka thënë Rangnick për mediat.

Duket sikur ndeshja e shkurtër në Anfield do të jetë e fundit për Pogban me fanellën e Unitedin, me kontratën e tij që skadon në verë.

“Këto mund të jenë minutat e fundit të Paul Pogba në fanellën e Manchester United, nëse lëndimi zgjat për disa javë”, ka thënë Gary Neville sapo Pogba u zëvendësua nga Jesse Lingard.

Kohët e fundit u raportua se Pogba ka shumë pak gjasa të vendosë lapsin mbi letër në një marrëveshje të re dhe trajtimi që ai mori nga tifozët e tij në fitoren 3-2 ndaj Norwich në Old Trafford, thuhet se ishte pika e fundit për Pogba.

Lexo po ashtu Shfaqet lista e dëshirave dhe buxheti i transferimeve të Ten Hag te Man Utd, 12 lojtarë do të largohen

Pogba ka luajtur 229 herë dhe ka shënuar 39 gola për Unitedin në periudhën e tij të dytë pas kalimit të tij prej 105 milionë eurosh nga Juventusi në vitin 2016.

Ai fitoi Kupën Carabao dhe Ligën e Evropës në sezonin e tij të parë. /Telegrafi/

Exit mobile version