Telegrafi

Rangnick jep një përgjigje të sinqertë kur pyetet për displinën e Sanchos gjatë kohës sa ishte trajner i Man United

Ralf Rangnick e bëri të qartë mendimin e tij për Jadon Sanchon në një intervistë të sinqertë.

Reprezentuesi anglez i është bashkuar Borussia Dortmundit në huazim për pjesën e mbetur të sezonit aktual.

23-vjeçari u transferua tek United për shumën e 73 milionë eurove në korrik të vitit 2021, por nuk ka luajtur në “Old Trafford” që nga 26 gushti i vitit të kaluar, për shkak të një përleshje me trajnerin.

Kësisoji, Sancho ishte detyruar të stërvitej ndaras nga pjesa tjetër e ekipit.

Sidoqoftë, ish-trajneri i United, Rangnick, ka insistuar se gjatë kohës sa ai ishte në krye të klubit, sjellja e Sanchos asnjëherë nuk është vënë në pikëpyetje.

“Ai e kishte kaluar kohën më të mirë tek Dortmundi dhe kur ishte i shëndetshëm, ai ka luajtur gjithmonë për mua”, ka thënë fillimisht Rangnick.

Lexo po ashtu Lojtarët me rënien më të madhe të vlerës në treg, Sancho i treti në listë

“Por kjo ishte gjithashtu për shkak të situatës në përgjithësi. Kur ai ishte i shëndetshëm, ai ishte gati dhe bëri shumë mirë nën urdhrat e mi. Ai më pas nuk kishte asnjë mundësi në Mançester”.

“Ai tani duhet të rikthehet dhe të kap ritmin dhe formën tek Dortmundi. Nga pikëpamja e tij, ky ndryshim ka qenë zgjidhja më e mirë e mundshme”, përfundoi tekniku gjerman./Telegrafi/