Telegrafi

Rangnick: Dy apo tre lojtarë nuk mund të përballojnë kërkesat e Man Utd

Menaxheri i përkohshëm, Ralf Rangnick ka pranuar se disa nga lojtarët aktual të ekipit luftojnë me kërkesat e Manchester Unitedit.

United pësoi një humbje zhgënjyese në udhëtim te Evertoni javën e kaluar dhe ish-trajneri i RB Leipzig po kërkon të sigurojë që të mos ketë një përsëritje kur ata presin Norëich Cityn sot (e shtunë) pasdite.

Megjithatë, menaxheri gjerman ka treguar se janë dy apo tre lojtarë që nuk mund t’i përballojnë kërkesat e një ekipi si United.

Lexo po ashtu Rangnick flet nëse Ten Hag ka një marrëveshje me Manchester United

“Mund të jetë dy ose tre lojtarë tanë. Duket se është kështu, se niveli i pritshmërive është i lartë dhe disa nga lojtarët duket se kanë vështirësi me performancën e tyre”, ka thënë fillimisht Rangnick.

“Por, përsëri, nuk ka alibi dhe justifikime, duhet të jemi të gatshëm ta përballojmë dhe të luftojmë”.

Lexo po ashtu Ronaldo nuk është pjesë e planeve të Ten Hag te Man Utd, pritet largimi i portugezit nga Old Trafford

“Jam i sigurt se ata janë plotësisht të vetëdijshëm për këtë dhe jam i bindur dhe shumë pozitiv që të gjithë lojtarët e dinë këtë”.

“Ndeshja me Norëich është një provë karakteri dhe mentaliteti”, përfundoi menaxheri i përkohshëm i Djajve të Kuq. /Telegrafi/