Ralf Rangnick ka thënë se Chelsea kishte kërkuar nga ai të bëhej trajner i përkohshëm para angazhimit të Thomas Tuchel.
Blutë e shkarkuan Frank Lampardin në muajin janar pas rezultateve të dobëta, ndërsa vendin e tij e zuri ish-trajneri i Paris Saint-Germainit.
Edhe pse zëvendësimi ishte i shpejtë, Rangnick, i cili ka qenë trajner i RB Leipzigut, ka deklaruar se e kishte refuzuar ofertën e Chelseat.
“U thash: ‘Do të më pëlqente të vija dhe të punoja me ju, por nuk mund ta bëj për katër muaj. Nuk jam trajner i përkohshëm’”.
“Për mediat dhe lojtarët do të bëhesha ‘trajner katërmuajsh’, i dështuar, që nga dita e parë”, ka deklaruar Rangnick në një intervistë për The Times.
Më tej, ai e ka lëvduar trajnerin Tuchel për ndikimin e menjëhershëm që ka pasur te skuadra e Chelseat që po luan mirë nën urdhrat e tij. /Telegrafi/