Trajneri i Manchester United, Ralf Rangnick, është bërë trajneri më i fundit i Ligës Premier që sulmon traditat e futbollit anglez.
Mezi një muaj në karrierën e tij në futbollin anglez, trajneri gjerman nuk ka hezituar të merret me traditat.
Rangnick ka deklaruar se klubet e Ligës Premier nuk duhet të konkurrojnë në Carabao Cup, duke pretenduar se është një mjet që fiton para për ekipet e ligave t të ulëta.
“Anglia është liga e vetme nga të mëdhatë që luan dy gara kupe. Kjo është diçka për të cilën mund të flasim dhe diskutojmë”, ka thënë fillimisht Rangnick.
“Kupa e Ligës mbetet ende për skuadrat e kategorisë së tretë dhe të katërt për të përmirësuar gjendjen financiare të atyre klubeve”.
“Por, në një kalendar të ngushtë me shumë ndeshje, kjo është diçka për të folur dhe diskutuar”.
🗣 "We are the only country who plays two [domestic] cup competitions…"
Man Utd caretaker boss Ralf Rangnick has questioned the importance of the Carabao Cup 🏆❌ pic.twitter.com/XZAVQrct2o
— Sky Sports News (@SkySportsNews) December 23, 2021
“Gjëja tjetër është FA Cup dhe ndeshjet e dyta… kjo është ndryshuar dhe kjo është një gjë e mirë”.
“Në vendet e tjera nuk keni kurrë ri-përsëritje, ato janë tema për të cilat mund të flasim”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/