Site icon Telegrafi

Rangnick angazhon psikolog sportiv për t’ua kthyer vetëbesimin lojtarëve të Unitedit

(Foto: Screenshot/MUTV)

Derisa Manchester Unitedit janë duke i munguar rezultatet e duhura, Ralf Rangnick është duke menduar për opsione që do ta rikthenin vetëbesimin e skuadrës.

Djajtë e Kuq ndodhen jashtë top katërshes, ndërkohë që u eliminuan prej Kupës FA nga një skuadër si Middlesbrough, derisa nuk arritën të triumfonin përballë Burnley e Southampton, ashtu që lëshuan pikë në Ligën Premier.

Tashmë çështja është bërë psikike dhe trajneri është duke kërkuar ndihmën e një psikologu sportiv për t’i dhënë fund formës së dobët të ekipit të tij.

Lexo po ashtu Manchester Unitedi nuk do ta shkarkojë Rangnickun

Rangnick dëshiron ta rikthejë vetëbesimin e lojtarëve, sidomos kur ka përpara një sfidë të Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit.

Sascha Lense (Foto: Marca)

Siç raporton The Guardian, për ta çuar para këtë përpjekje, gjermani ka kërkuar ndihmën e Sascha Lense, me të cilin ka bashkëpunuar te RB Leipzig dhe atij i është besuar adresimi i anës mendore të lojës.

“Në 11 nga 13 ndeshjet prej se kam ardhur unë, ne e kemi shënuar golin e parë, mirëpo i kemi fituar vetëm gjysmën e ndeshjeve”, ka thënë trajneri në një konferencë për shtyp duke theksuar se kjo ndikon në aspektin psikik të lojtarëve, të cilët duhet ta kthejnë besimin në vete. /Telegrafi/

Exit mobile version