Ralf Rangnick debutoi me fitore si trajner i Manchester United, falë eurogolit të Fred – për të thyer kështu mbrojtjen e Crystal Palace. United ia doli të mbajë portën e paprekur dhe ndodhet tre pikë larg zonës Ligës së Kampionëve.
Trajneri gjerman nuk i kurseu elozhet për djemtë e tij, duke u shfaqur i gëzuar në prononcimin e dhënë për ndeshjes, ku ndër të tjera tha:
“Jam shumë i kënaqur me mënyrën se si luajti skuadra, sidomos në 30 minutat e para. Presingu ynë ishte i shkëlqyer, na mungoi vetëm goli. U mbrojtëm mirë dhe e kontrolluam ndeshjen gjatë gjithë kohës”, ka deklaruar Rangnick.
“Mbajtja e paprekur e portës ishte shumë e rëndësishme. Kam mbetur realisht i befasuar nga loja e djemve, duke marrë parasysh edhe faktin që kemi zhvilluar vetëm një seancë stërvitore së bashku”.
“U paraqitëm shumë më mirë se pritshmëritë. Është gjithmonë më e lehtë të ndërtosh kur skuadra vjen nga një periudhë e suksesshme. Në përgjithësi, unë jam shumë i kënaqur me mënyrën se si luajtëm sot”, theksoi trajneri gjerman.
Unitedi me këtë fitore ngjitet në vendin e gjashtë me 24 pikë, tre më pak se West Hami që është në të katërtin.
Në javën e 16-të, Manchester United do të ketë punë me Norwichin e Milot Rashicës. /Telegrafi/