Javët e fundit është vërejtur një rënie e konsiderueshme e numrit të infektimeve të reja me coronavirus në Kosovë.
Ky trend i rënies ka ndikuar edhe te rangimi i komunave sipas zonave të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë.
Për dallim nga java e kaluar, në zonën e kuqe kanë mbetur vetëm gjashtë komuna, ndërsa nga kjo zonë janë larguar Mitrovica, Podujeva dhe Obiliqi.
Këto komuna për një javë do të jenë në zonën e verdhë, dhe varësisht nga ecuria e infektimeve do të rangohen javën tjetër.
Për shkak të infektimeve më të pakta, nga zona e verdhë këtë javë janë larguar Peja, Gjakova, Vushtrria, Ferizaji, Lipjani, Kamenica, Novobërda, që për shtatë ditë do të jenë në zonën e gjelbër.
Nga sot e deri më 8 janar, në zonën e kuqe, janë vetëm 6 komuna: Prishtina, Fushë-Kosova, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi.
Në zonën e verdhë, janë po ashtu 6 komuna: Mitrovica e Jugut, Graçanica, Obiliqi, Podujeva, Juniku dhe Gjilani.
Ndërsa, në zonën e gjelbër, janë 26 komuna: Kllokoti, Lipjani, Gjakova, Kamenica, Ferizaji, Vushtrria, Peja, Drenasi, Skënderaj, Istogu, Deçani, Shtërpca, Klina, Shtimja, Novobërda, Vitia, Prizreni, Suhareka, Kaçaniku, Rahoveci, Malisheva, Hani i Elezit, Dragashi, Mamusha, Parteshi dhe Ranillugu.
Në zonën e kuqe janë komunat me mbi 150 raste në javë për 100 mijë banorë. Për këto komuna, vlen masa e kufizimit të lëvizjes pas orës 20:00. Ndërkohë në zonë e verdhë, ku futen komunat me 76 deri në 150 raste në javë për 100 mijë banorë. Dhe në zonën e gjelbër, aty ku futen komunat me 75 raste maksimumi në javë për 100 mijë banorë.
Për dallim nga dy zonat tjera, atyre qyteteve që janë në zonë të kuqe qytetarëve u ndalohet qarkullimi prej orës 20:00 deri në orën 05:00./Telegrafi/