Telegrafi

Rangers po mendon ta shkëmbejë Eros Grezdën

Sulmuesi shqiptar, Eros Grezda iu bashkua verën e kaluar gjigantit skocez Glasgow Rangers.

Por aventura në Skoci nuk ka shkuar siç është më së miri për reprezentuesin e Shqipërisë

Grezda ka luajtur vetëm 13 ndeshje në elitën e futbollit skocez duke shënuar dy gola dhe duke dhuruar një asistim.

Lëndimet e shpeshta dhe forma jo e mirë kanë bërë që trajneri Steven Gerrard mos të llogaritë shumë në shërbimet e tij.

Tani Rangers po mendon ta rikthejë përsëri në Osijek Grezdën.

Gjiganti skocez është e interesuar për transferimin e kroatit Mirko Miric që ka shënuar 15 gola këtë edicion.

Kësisoj Rangers po mendon ta ofrojë Grezdën dhe një milionë euro për ta marrë Miricin në Skoci.

Mbetet të shihet nëse Grezda do të pranojë rikthimin në kampionatin kroat tek ish skuadra e tij Osijek. /Telegrafi/