Telegrafi

Rangers interesohen për Florian Kamberin

Rangers janë të interesuar dhe kanë filluar bisedimet me Hibernianin për sulmuesin shqiptar Florian Kamberi.

Sulmuesi 24-vjeçar ka shënuar tetë gola në të gjitha garat për Hibernian këtë sezon.

Menaxheri i Rangers, Steven Gerrard është në kërkim të një sulmuesi, pasi Jermain Defoe ka pësuar një dëmtim në ndeshjen e fundit ndaj Ross Countyt.

Klubi i madh skocez e do në huazim sulmuesin, por me mundësi për të blerë në fund të edicionit.

Ndërkohë edhe një sulmues e ka lënë klubin, pasi Eduardo Herrera, ka kaluar te Club Puebla.

Kameri së fundmi është pajisur me pasaportë shqiptare dhe nga ndeshjet e ardhme do të luajë për kombëtaren kuqezi. /Telegrafi/