Çfarë kam thënë lirisht mund ta shikoni deklaratën. Me siguri unë kam menduar pesë milion denarë, nga ajo çfarë ka qarkulluar në media, ndoshta është gabim, por unë nuk mund të flas për dëmet zyrtare, tha sot për Plusinfo, deputetja Daniella Rangelova nga OBRM-PDUKM, duke shpjeguar se nga ku janë të dhënat që i publikoi dje në Komisionin për financa dhe buxhet, se aktivistët e ‘Revolucionit Laraman’ kanë bërë dëme në institucionet dhe monumentet në Shkup prej 5 milionë euro, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Dje Rangelova tha:
‘Ju dhe ‘Revolucion Laraman’ keni shkaktuar dëme. Shkatërruat gjithçka. Keni shkaktuar dëme prej 5 milionë euro. Tani ato para mund të ishin përdorur për të ndihmuar njerëzit në nevojë’.
Ajo këtë e tha në një replikë të deputetit në diskutim të deputeti nga LSDM, Stojko Paunovksi që foli pë buxhetin e ribalancuar në Komisionin Parlamentar për Financa dhe Buxhet, ku tha se ato para dyshohet se paratë që kërkon qeveria për të mbuluar dëmet në zonat e përmbytura do të përfundojnë te të dëmtuarit. /Telegrafi/