”Partia do të dalë me qëndrim zyrtar, sigurisht që do të ndërmarrim diçka. Nuk përkrahim dhunë”, është përgjigjur deputetja e OBRM-PDUKM-së, Daniella Rangellova pyetjes ”A i arsyetoni veprimet e kolegëve tuaj, Mukovski dhe Vasilevski? A do të kërkoni nga partia juaj që të ndërmarrë diçka?“.
“Nuk arsyetojmë dhunë por as nuk mbështesim as votimin me dhunë të kryetarit të Kuvendit”.
Pyetjes së gazetarit të TV21, se si do të uleni sot pranë Vasilevskit dhe Mukoskit, Randellova tha “sa i përket kësaj drejtohuni tek Vasilevski dhe Mukoski”. /Telegrafi/