Deputetja e OBRM-PDUKM, Daniella Rangellova, sot ka qenë e thirrur nga PSP-ja për të dëshmuar si e dyshuar në rastin ‘Talir, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Rangellova për median tha se ajo do të kërkojë hetim në dëshmi sepse siç tha, secili, fillimisht duhet të shikojë për çka dyshohet, e më pas të jep dëshmi.
‘Nuk ndjehem fajtore sepse asnjë gabim nuk kam vepruar’, tha ndër të tjera Rangellova.
Në pyetjen e gazetarëve sesi partia OBRM-PDUKM shquhet për aq pronë të madhe, ajo ka theksuar se nuk ka informacion për këtë dhe se duhet të pyetet ai çka e ka blerë pronën. /Telegrafi/