Deputetja e OBRM-PDUKM-së në Kuvendin e Maqedonisë dhe kryetare e Forumit të gruas të kësaj partie, Daniella Rangellova ka folur nga foltorja e Kuvendit rreth Rregullores së Kuvendit ku ka thënë se nuk frikohet nga PSP-ja por nga Ziadin Sela, shkruan Telegrafi Maqedoni.
”Nuk frikohem nga Prokuroria Speciale Publike e as nga askush. Frikohem nga Ziadin Sela, partneri juaj i tentim-pushtetit. Frikohem nga deputetja e Shqipërisë, Mesila Doda që flasin kundër Maqedonisë, kinse ne si maqedonas nuk ekzistonim.” tha Rangellova.
Përndryshe, në rend dite për të folur nga foltorja presin edhe 45 deputetë./Telegrafi/