Një Range Rover Sport i ndërtuar ekskluzivisht për David Beckham do të shitet për më shumë se 30 mijë funte – 70 mijë më pak se sa që e kishte blerë.
Britaniku kishte paguar dhjetë vjet më parë 100 mijë funte për të blerën veturën e gjelbër të errët.
Ekspertët kishin vendosur gjëra unike në brendi të veturës, i cili përfshinte ulëse prej lëkure të punuar me dorë, një sistem zanor të përshtatur dhe televizione për djemtë Brooklyn dhe Romeo, të cilët luanin PlayStation.
Para nxjerrjes në ankand për ta shitur veturën i është rekomanduar që çmimi fillestar të kap shifrat mes 32 mijë deri 36 mijë funteve.
Arwel Richards, specialist i makinave klasike në CCA, tha: “Ankandi ynë në NEC ofron mundësinë për të zotëruar këtë Range Rover të mahnitshëm të personalizuar”.
“Ne presim shumë interesim për Range Roverin sportiv të Davidit, pasi ai paraqet një mundësi fantastike investimi”.
Vetura ka pak më shumë se 100 mijë kilometra të kaluar dhe është në pronësi të tre personave.
Nën kapak gjendet motori tejet i fuqishëm prej 4.2 litra V8 që prodhon në total 385 kuaj fuqi.
Kjo fuqi e madhe motorike i jep mundësi që shpejtësinë prej 0-100 kilometra në orë ta arrij për 7.2 sekonda derisa shpejtësia maksimale është 225 kilometra në orë.
Por, edhe përkundër fuqisë së madhe motorike Range Rover Sport është një veturë që shumë pak ndot ajrin, pasi emetimi i gazrave arrin në vetëm 17.7 mpg. /Telegrafi/